29 Jul by Koli

Google alarm të mbron nga përgjimi i Google

Google alarm të mbron nga përgjimi i Google

Nga Sokol Thanati

 

Të gjithë e dimë që Big Brotheri na survejon tërë kohës. Big Brotheri në këtë rast është edhe miku jonë më i mire, Google. Ai vazhdimisht mbledh informacione mbi faqet që ne vizitojmë, videot që shohim në Youtube dhe të dhënat tona teknike si sistemi operativ që përdorim, rezolucioni, browseri I internetit etj.


Këtë problem e ka zgjidhur një shtesë e vogël për browserin tuaj e quajtur Google Alarm. Nëse jeni të fiksuar pas sigurisë dhe diskrecionit të navigimit tuaj në internet, kjo mund të jetë një zgjidhje. Kjo shtesë jep një zhurmë sirene, vuvuzele apo briri sa herë që ju futeni në një faqe që ka ndonjë lloj miniaplikacioni të google si AdSense, Google Analytics apo link Youtubi.



E vërteta lidhur me Google është që ajo praktikisht na monitoron tërë kohës. Se sa problematike mund të jetë një gjë e tillë, është e diskutueshme. Unë përsonalisht mendoj se të ruhesh nga një fenomen i tillë me një zhurmë të ngjashme me sirenat që lajmëronin njerëzit për sulme ajrore në luftën e dytë botërore është pak shenjë e frikshme paranoje ekstreme. Në fund të fundit kujt i bëhet vonë se sa di Google lidhur me atë që ne bëjmë në Web, apo nëse ajo di rezolucionin e ekranit tonë. Por për manjakët e sigurisë dhe diskrecionit online, kjo shtesë mund të shkarkohet këtu dhe mund të përdoret edhe për Firefox, edhe për Chrome.

Bookmark and Share

Komente


Ju duhet të regjistroheni për të lënë komentin tuaj! Në qoftë se nuk jeni i regjistruar akoma mund ta bëni këtu !