Gazetat dhe revistat po vdesin, por edhe informacioni online nuk është i besueshëm
Nga Sokol Thanati
Ky ishte rezultati i një studimi të bërë nga University of Southern California lidhur me lajmet dhe lexuesit e tyre. Dihej që media e shtypur në letër po vdes pasi gjithnjë e më pak përdorues po lexojnë gazetat e revistat. 75% e të anketuarve deklaruan se përdorin internetin si burimi kryesor i informacionit ndërkohë që një numër shumë i vogël lexuesish e konsideronin informacionin e mbledhur online si informacion të besueshëm.
18% e të anketuarve pohuan se kanë anulluar abonimet e tyre në mediat e shtypyra dhe i janë drejtuar internetit për informacion më të freskët dhe më të shumtë. Megjithatë vetëm 14% e të anketuarve vlerësonin informacionin e lezuar nëpër faqet e internetiti si të besueshëm dhe të vlefshëm. Studimi nxori që përdoruesi tipik vlerëson vetëm 50% të informacionit që lexon online si të besueshëm. Kjo do të thotë që ata nuk kishin besim as tek faqet e mëdha dhe me reputacion të qënësishëm.
Falë Twitter dhe faqeve të tjera të ngjashme, lajmet e rreme përhapen shumë më shpejt se ato të sakta dhe të konfirmuara. Ky studim nxori në pah një realitet shumë të vështirë për tu pranuar. Me sa duket pjesa më e madhe e informacionit që qarkullon sot nëpër botë nuk mund të konsiderohet i besueshëm dhe duket sikur nuk ka asnjë zgjidhje për këtë problem.
Megjithatë ju mund të keni besim tek besueshmëria e informacionet e MobileNews.


Komente
Ju duhet të regjistroheni për të lënë komentin tuaj! Në qoftë se nuk jeni i regjistruar akoma mund ta bëni këtu !