29 Jul by Koli

Zgjidhja për problemin e antenës së iPhone 4; dhe është Falas !

Zgjidhja për problemin e antenës së iPhone 4; dhe është Falas !

Nga Sokol Thanati



Ja edhe një zgjidhje për problemin e iPhone 4 me antenën. Deri tani ka pasur edhe zgjidhje të tjera të shëmtuara për problemin e antenës së iPhone 4, por Mburoja e Padukshme nga Zagg (Zagg’s InvisibleSHIELD) duket zgjidhja më e mirë dhe nuk duket.

 


Ajo është një shtesë që I aplikohet kornizës së iPhone 4 dhe bën që pajisja të ketë valë pamvarësisht nga mënyra se si e mbani atë në dorë. Ajo doli në fillim për një çmim prej 10$ dhe ishte një zgjidhje shumë e mirë për ata që ishin të acaruar me iPhonin e ri.

 

Duke filluar që dje kjo zgjidhje ofrohet falas nga rrjeti i dyqaneve BestBuy. Madje ajo ofrohet edhe për ata që nuk e kanë blerë iPhonin tek ky dyqan. Ky fakt është i çuditshëm, dhe si i themi ne në gjuhën tone popullore, bjerini qylit. Në fund të fundit Apple ia ka borxh një të tillë klientëve të saj, po se c’lidhje ka këtu BestBuy, kjo është akoma e paqartë.

Bookmark and Share

Komente


Ju duhet të regjistroheni për të lënë komentin tuaj! Në qoftë se nuk jeni i regjistruar akoma mund ta bëni këtu !