28 Jul by Koli

Apple vazhdon luftën e saj kundër pornografisë

Apple vazhdon luftën e saj kundër pornografisë

Nga Sokol Thanati


Përveç aplikacioneve me përmbajtje erotike, tani Apple ka sulmuar edhe librat erotikë të cilët mund të bliheshin në iTunes Store për iPad. Kjo është një lëvizje e lavdërueshme e Apple por shumë e kanë cilësuar atë si një veprim me karakter puritan dhe nuk e kanë mbeshtetur.


Në fakt kjo lëvizje godet drejtëpërdrejtë interest ekonomikë të Apple. Kompania ka hequr nga dyqani I tij online disa tituj shumë të famshëm librash erotikë të cilët si sillnin fitime të mira kësaj kompanie. Ne mbështesim këto politika të Apple si nga të paktat që japin një mesazh pozitiv ndaj botës virtual e cila po shthuret gjithnjë e më shumë.


Megjithatë ne urojmë që kjo të ndihmojë Apple sado pak, dhe në fakt ajo po arrin të plotësojë imazhin e platformave Apple si platforma të pastra dhe të sigurta për të gjithë familjen.

Bookmark and Share

Komente


Ju duhet të regjistroheni për të lënë komentin tuaj! Në qoftë se nuk jeni i regjistruar akoma mund ta bëni këtu !