Farmville dëmton kompanitë
Nga Sokol Thanati
Një raport vjetor i publikuar nga kompania CISCO nxori në dritë faktin që 7% e punonjësve të saj harxhojnë mesatarisht 68 minuta në ditë duke luajtur Farmville. Jo vetëm kaq, por gjithashtu 5% shpenzojnë 52 minuta në ditë duke luajtur Mafia Wars dhe 4% 36 minuta duke luajtur Caffe World. Kjo duket si një plagë për këtë kompani. Imagjinoni tani çfarë bëhet nëpër kompani të tjera ku nuk punojnë eksperta të informatikës si tek CISCO.
Është e frikshme të mendosh që ndërkohë që punonjësit e tu që ti i paguan për të qënë sa më efikas në punën e tyre shpenzojnë një pjesë të kohës për të cilën ju paguani për të korrur fushat në Farmville apo për të vrarë bosa mafiozë imagjinarë. Nëse keni menduar të lini këtë ves të shpifur, tani duhet ta mendoni më shumë, nëse shefi e merr vesh mund të ngelni pa punë dhe do t’jua bënin mirë.


Komente
Ju duhet të regjistroheni për të lënë komentin tuaj! Në qoftë se nuk jeni i regjistruar akoma mund ta bëni këtu !