27 Jul by Koli

Microsoft Street Slide sjell pamje panoramike të hartave

Microsoft Street Slide sjell pamje panoramike të hartave



Microsoft Street Slide është projekti më i ri I Microsoft I cili synon të konkurrojë Google Street View, dhe nëse del ashtu siç duket se do të dalë, duket se do të jetë një rival I forte.

Microsoft Street Slide përdor pamje panoramike të cilat shfaqin pamje 360 gradëshe të rrugëve dhe blloqeve të pallateve. Ajo jep një pamje të ngushtë të rrugës me emrat e bizneseve që ndodhen në të (dhe që janë të rregjistruara) dhe mund të japë një orientim shumë të mire.Megjithatë, nëse e largoni shumë këndin e vendit që kërkoni të shihni, panorama do të bëhet shumë e ngushtë.
Kjo është një metodë shumë e mirë për navigimin GPS, por edhe modeli I vjetër me atë zërin që të udhëzon dhe hartat e thjeshta nuk është se janë shumë keq në fund të fundit. Megjithatë kjo teknologji mund të përmirësohet më tej duke u perfeksionuar për përdorim sa më të rehatshëm.

Për momentin është vetëm në fazën e projektit dhe ju mund ta shihni më konkretisht duke klikuar këtu.

Bookmark and Share

Komente


Ju duhet të regjistroheni për të lënë komentin tuaj! Në qoftë se nuk jeni i regjistruar akoma mund ta bëni këtu !