Dell Streak do te kushtoje 299$
Mga Sokol Thanati
Shumë shpejt po vjen dita e madhe për Dell Streak. Ai pritet të dale në treg një nga këto ditë dhe më në fund tani kemi një ide më të qartë për çmimin e tij. Mësohet që ai do të dalë në treg me kontratë nga AT&T për 299$ ose pa kontratë (i zhbllokuar nga fabrika) për 549$.
Gjithashtu mësohet se Dell Streak (i quajtur më pare Dell Mini 5) do të punojë me Andoid 2.2 Froyo. Megjithatë megjithëse këto informacione janë të sigurta, ato nuk janë 100% informacione zyrtare nga Dell apo AT&T.
Dell pritet të nxjerrë në treg edhe telefonin tjetër për buxhete më të ulëta të quajtur Dell Aero në date 9 Gusht. Ai do të vijë me kontratë për 100$ dhe 299$ pa kontratë.


Komente
Ju duhet të regjistroheni për të lënë komentin tuaj! Në qoftë se nuk jeni i regjistruar akoma mund ta bëni këtu !