Company of Heroes Beta e hapur për rekrut të rinj
Nga Sokol Thanati
Tani loja e famshme e kompanisë Relic është hapur falas për versionin e saj online Beta. Ju mund ta luani lojën falas duke u regjistruar më parë në faqen e saj zyrtare. Kushti për tu regjistruar falas në këtë lojë është që të regjistroheni në newsgrupin e saj ku dërgohen të rejat për çdo lojë të Relic dhe të rejat lidhur me Company of Heroes. Gjithashtu duhet të pranoni që Relic t’ju dërgojë vazhdimisht oferta lidhur me produktet dhe shërbimet e saj.
Relic gjithashtu deklaroi që ka një numër të kufizuar kodesh për lojën multiplayer Beta. Për të gjithë të tjerët që nuk janë të interesuar në testimin e lojës përmes versionit beta, loja e re e plotë Company of Heroes del në treg në vjeshtë.


Komente
Ju duhet të regjistroheni për të lënë komentin tuaj! Në qoftë se nuk jeni i regjistruar akoma mund ta bëni këtu !