22 Jul by Koli

Ktheni kufomën e kompjuterit tuaj të vjetër në mobilje për shtëpinë tuaj

Ktheni kufomën e kompjuterit tuaj të vjetër në mobilje për shtëpinë tuaj

Ktheni kufomën e kompjuterit tuaj të vjetër në mobilje për shtëpinë tuaj Ktheni kufomën e kompjuterit tuaj të vjetër në mobilje për shtëpinë tuaj
Nga Sokol Thanati Për të gjithë ne që jemi të apasionuar pas kompjuterit dhe krijojmë lidhemi me të emocionalisht, dikush ka menduar një zgjidhje shumë interesante për të mos thënë kurrë lamtumirë. Nëse e keni të vështirë të shkatërroni kompjuterin tuaj të vjetër për ta hedhur në një kosh plehrash, ju mund ta ktheni atë në mobilje për shtëpinë tuaj. E si mund të hidhet në plehra një shok aq i mire, ai që ju ka qëndruar pranë gjatë momenteve tuaja më të vështira dhe të bukura. Kur keni gjetur dashurinë e jetës tuaj nënjë dhomë chati apo facebook. Ai që ju ka ndihmuar të fitoni para gjatë gjithë kësaj kohe, apo kompjuteri ku keni luajtur lojën e preferuar javën e parë që kishte dalë treg. Në fakt tavolina që shihni në foto është e përbërë prej më shumë se një kompjuter, ajo përmban disa motherborde, karta grafike ekomponentë të tjerë shumëngjyrësh kompjuterash. Ajo konsiston në 2 tavolina, një të ulët dhe një tjetër më të lartë të vënë sipër saj e të rrethuar me xhama. Gjithashtu ka disa drita LED përgjatë brinjëve për ta ndriçuar atë gjatë natës e për të bërë një figurë më të bukur. Kjo është mobilja e përsosur për të treguar që kompjuteri është një prej dashurive të mëdha të jetës suaj. Aq e madhe sa ju ruani kufomën e tij në dhomën e ndënjjes.
Bookmark and Share

Komente


Ju duhet të regjistroheni për të lënë komentin tuaj! Në qoftë se nuk jeni i regjistruar akoma mund ta bëni këtu !