20 Jul by Koli

Sony krijon një model tjetër multiplayer për konsola

Sony krijon një model tjetër multiplayer për konsola

Sony krijon një model tjetër multiplayer për konsola Sony krijon një model tjetër multiplayer për konsola

Nga Sokol Thanati

 

Kjo është një nga shpikjet më interesante të momentit. Sony duket se ka gjetur një alternativë për modalitetin Split-Screen (ekrani i ndarë në dy pjesë) multiplayer për konsola. Siç e dimë deri tani mënyra e vetme për të luajtur multiplayer nëpërmjet konsolave është që ekrani të ndahet në 2 pjesë ku secili lojtar ka pjesën e tij të ekranit.



Sony ka menduar për një metodë tjetër për të luajtur multiplayer nga konsolat pa pasur nevojë për të ndarë ekranin në 2 pjesë. Ajo arrihet duke përdorur teknologjinë 3D. E gjithë ideja e teknologjisë 3D është që çdo sy përmes polarizimit të syzeve sheh nga një imazh të ndryshëm. Ajo që sony ka bërë kësaj rradhe është që shfrytëzon të njejtin ekran për të shfaqur 2 imazhe të ndryshme në polarizime të ndryshme. Syzet kësaj rradhe nuk janë stereoskopike, por kanë vetëm një polarizim edhe ato.



Pamja e lojtarit 1 shfaqet në polarizim vertikal dhe syzet e tij kanë të njejtin polarizim në të dy sytë, ndërsa lojtari 2 ka syze me polarizim horizontal dhe imazhi i tij shfaqet me polarizim horizontal. Me pak fjalë në të njejtin ekran do të shfaqen 2 pamje të ndryshme njëkohësisht ku secili lojëtar sheh pamjen e tij që nuk ka lidhje fare me atë që sheh lojtari tjetër. Përveç kësaj syzet kanë edhe ca kufje të vogla ku secili lojtar merr edhe audio të ndryshme.

Këtë shpikje kaq elementare Sony e ka patentuar duke e bërë pronë të saj intelektuale.

Bookmark and Share

Komente


Ju duhet të regjistroheni për të lënë komentin tuaj! Në qoftë se nuk jeni i regjistruar akoma mund ta bëni këtu !