30 Jun by Renis

Xbox 360 Slim (250GB)

Xbox 360 Slim (250GB)

Xbox 360 Slim (250GB) Xbox 360 Slim (250GB) Xbox 360 Slim (250GB) Xbox 360 Slim (250GB)

Nga Belinda Guga

Microsoft e hodhi “gjeneratën e re” të pajisjeve për lojra në 22 nëntor 2005, kur kompania prezantoi Xbox 360, duke mundur keshtu Ninentendon dhe Sony-n në treg. Që prej atëherë, konsoli ka shitur afrësisht 40 milion njësi në mbarë botën dhe ka blerë disa prej ideve më novative të industrisë së lojrave në formën e Xbox Live, në tregun online, dhe arritjet e lojtarëve.

Pozitive: Dizajn i lëmuar, 17 përqind më i vogël, operim shumë herë më i qetë, ftohje më e mirë, energji me ndjeshmëri prekjeje dhe hapësirë për disk. Ka një hard drive 250 GB, të integruar Wi-Fi, pesë porta USB, portë Kinect të dedikuar, dhe audio dixhitale optike të vendosur brenda pajisjes. 

Negative: Hard drive është ende i njëjti, mbetet i pandryshueshëm kontrolli i D-pad.

Së fundmi: Edhe pse Xbox 360 I ri I adreson shumicën e qëllimeve që ka patur në versionet e mëparshme, nuk mendojmë se ia vlen të ndërroni pajisjen e vjetër xbox 360 nëse keni një të tillë.

Specifikime:

Mund të pozicionohet lehtësisht vertikallisht ose horizonatlisht sipas hapësirës që doni ti rezervoni.

Butonat janë të ndjeshëm ndaj prekjes kështu nuk do jetë nevoja të ushtroni presion të madh mbi të.

Ka të integruar Wi-Fi 802.11n, lidhje e shpejtë dhe e lehtëedhe me Xbox Live.

Ka një hard drive të brendshëm prej 250GB

Kinect-Ready e cila ndodhet mbrapa e pozicionuar dhe aktivizon direkte sensorin Kinect për argëtim dhe lehtësi në kontrolle.

Ka pesë porta USB, tre të pozicionuara mbrapa dhe dy të pozicionuara në pjesën e përparme për lehtësi përdorimi.

Lidhje AV – Kabull AV I përfshirë

Portë HDMI për lidhje me TV me definicion të lartë

Portë daljeje për Audio optike e integruar në pseën e prapme të konsolit për lidhje me sistemin AV.

Priza e energjisë – më I vogël, më efiçente me prize origjinale të cilat nuk mund të ndërrohen.

Bookmark and Share

Komente


Ju duhet të regjistroheni për të lënë komentin tuaj! Në qoftë se nuk jeni i regjistruar akoma mund ta bëni këtu !